Chelsea zgjedh Xabi Alonson, trajneri nis aventurën me “blutë” më 1 korrik

Tashmë është zyrtare: Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Chelsea-t nga 1 korriku. Klubi londinez njoftoi vendimin: “Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Xabi Alonsos si trajner i ekipit të meshkujve”, thuhej në deklaratë. “Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare në Stamford Bridge. Mirë se vini te Chelsea, Xabi!”
Alonso rifillon në Premier League pas një përvoje negative që zgjati pak më shumë se gjashtë muaj te Real Madrid, ku u shkarkua në janar pas një sezoni me ulje-ngritje dhe humbjes në finalen e Superkupës kundër Barcelonës (në vend të tij në stol u ul Arbeloa).
Përpara se t’i bashkohej Real Madridit, Xabi Alonso e udhëhoqi Bayer Leverkusen drejt titullit të pamposhtur të Bundesligës në sezonin 2023/24, Kupës së Gjermanisë dhe Superkupës së Gjermanisë. Si lojtar, ai fitoi 17 trofe për klubin (Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich) dhe ekipin kombëtar, përfshirë Kupën e Botës 2010.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




