Chiesa kampion me Liverpoolin, por mungon një detaj për medaljen

Trembëdhjetë vjet pas herës së fundit që një lojtar italian fiton sërish Premier Leaguem është Federico Chiesa. Ish-lojtari i Juventusit, i cili luajti vetëm 37 minuta në katër ndeshje të ligës për Liverpoolin, ende i mungon diçka për të fituar njohjen zyrtare nga Federata Angleze dhe për ta shtuar efektivisht trofeun në listën e tij personale.
Në fakt, sipas rregullave, për t’i dhënë medaljen e kampionëve të Anglisë, Chiesa duhet të grumbullojë të paktën pesë paraqitje sezonale në Premier League. Një detaj i vogël sigurisht, por duke pasur parasysh minutat që ka luajtur deri tani në Angli anësori sulmues, nuk mund të përjashtohet ndonjë surprizë.
Para Chiesa, italiani i fundit që ngriti trofeun kampion të ligës angleze ishte Mario Balotelli i veshur me fanellën e Manchester City. Me Roberto Mancinin në stol, në sezonin 2011-12 SuperMario shënoi 13 gola në 23 paraqitje, duke luajtur një rol kryesor në fitoren e titullit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




