Chuck Schumer akuza Netanjahut, Izraeli të bëjë zgjedhje të reja

Kreu i shumicës së Senatit të SHBA-ve, Chuck Schumer ka kritikuar qeverinë e Izraelit dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja në një fjalim të mbajtur për luftën Izrael-Hamas në Senat.
“Si një mbështetës i përjetshëm i Izraelit, më është bërë e qartë: koalicioni Netanyahu nuk i përshtatet më nevojave të Izraelit pas 7 tetorit”, tha ai, duke shtuar se bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga sulmet e tetorit.
Schumer tha se ai e respekton trimërinë e jashtëzakonshme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për Izraelin në fushën e betejës si i ri dhe besonte se prioriteti i tij më i lartë është siguria e Izraelit.
“Megjithatë, besoj se kryeministri Netanyahu ka humbur rrugën e tij duke lejuar që mbijetesa e tij politike të ketë përparësi ndaj interesave më të mira të Izraelit”, tha Schumer.
Në fjalimin e tij, Schumer tha se izraelitët duhet të konsiderojnë nëse duhet të ndryshojnë kursin se si Izraeli po zhvillon luftën e tij kundër Hamasit dhe sugjeroi se zgjedhjet e reja ishin mënyra për ta bërë këtë.
“Unë besoj se zgjedhjet e reja janë e vetmja mënyrë për të lejuar një proces vendimmarrjeje të shëndetshme dhe të hapur për të ardhmen e Izraelit, në një kohë kur kaq shumë izraelitë kanë humbur besimin e tyre në vizionin dhe drejtimin e qeverisë së tyre”, tha Schumer.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




