Çipa: Përçarja e PD-së është ndarja në 3 grupe interesi. Nuk ka balancë për garë elektorale

Analisti Aleksandër Çipa, deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH se përçarja e PD-së është ndarja në 3 grupe interesi dhe, sipas tij, nuk ka balancë për garë elektorale.
Sipas tij, tingëllon paradoksal dhe qesharak debati për reformën dhe sistemin zgjedhor.
“Për të bërë garë duhet një balancë. Nuk kemi balancë mes palëve, por vetëm asimetri. Opozita është e paparëfaqësuar me strukturë solide për të marrë pjesë në garë elektorale. S’e ndërton as për 1 vit. Janë në refuzim me njëri- tjetrin ata që kanë qenë në një familje. Akuzojnë për lodra njëri- tjetrin. Shikon dyshim dhe refuzim kategorik ndonëse vijnë nga e njëjta familje politike. Këto palë, brenda PD-së, kanë krijuar grupe të ndryshme interesi. S’është vetëm fati individual i Berishës. Një nga Rithemelimi, një nga Basha dhe një nga Bardhi. Nëse ky diversitet mbetet në fuqi deri kur të vijnë zgjedhjet, s’kemi si të lexojmë një fitore të opozitës”, tha Çipa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




