City godet Realin, Arsenali i pandalshëm, Mourinho mposht Napolin, fiton Juve

UEFA Champions League | 11 muaj më parë

Manchester City ka arritur të marrë një fitore 2-1 në Bernabeu përballë Realit të Madridit duke e bërë me dhimbje koke, i cili provon humbjen e dytë radhazi në shtëpi. E gjitha ndodhi në pjesën e parë, me Rodrygon që zhbllokoi sfidën e më pas O’Reilly e Haaland(me penallti) vendosën fatin e ndeshjes.

Gjithçka e lehtë për Arsenalin, që fitoi 3-0 jashtë fushe ndaj Club Brugge dhe mbetet me pikë të plota, tashmë në gjendje të festojë sigurinë matematikore të arritjes në raundin tjetër të kompeticionit.

Kompikohet situata për Napolin, që është në rrezik serioz për t’u larguar nga 24 vendet e para dhe nga zona e play-off-it, pasi ka humbur 2-0 në fushën e Benfica-s. Rios (20′) dhe Barreiro (48′) i dhanë fitoren Mourinhos, duke e çuar atë në gjashtë pikë. Të kaltërit mbeten të bllokuar në shtatë pikë.

Fiton Juventus, që luftoi jo pak kundër dinamizmit dhe zgjuarsisë së Pafos, e cila dominoi në Stadium, por Spalletti i ndryshoi gjërat: katërshja e tij sulmuese funksionoi dhe golat e McKennie (66′) dhe David (73′) e bënë rezultatin 2-0. Bardhezinjtë tani kanë nëntë pikë.

PSG dhe Borussia Dortmund u ndalën në barazim respektivisht kundër Athletic Bilbao (0-0) dhe Bodo/Glimt (2-2), ndërsa Leverkusen barazoi gjithashtu 2-2 me Neëcastle.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme