City mund 6-0 Al-Ain, Guardiola pas ndeshjes: Duhet të shënonim më shumë!

Mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës në Atlanta takimi mes City dhe Al-Ain siç pritej nuk kishte histori. Në këtë ndeshje të besuarit e Guardiola-s kishin zbritur në fushë me dëshirën për të fituar me shtatë gola diferencë pasi vetëm kështu do të mund të luanin për dy nga tri rezultate ndeshjen e tretë në grupe, atë kundër Juventusit.
Gyndogan (8’, 73’), Echeverri (27’), Haaland (45’+5’), Bobb (84’) dhe Cherki (89’) ishin autorët e golave për ekipin britanik në “Mercedes-Benz Arena”. Edhe pse shifrat ishin të thella në konferencën për shtyp të mbajtur pas duelit Guardiola shprehu pakënaqësi karshi të beusarve të tij.
“Na duhej që të fitonim 7-0, pasi kështu do të merrnim vendin e parë në Grupin G. Tani do të na duhet që të përgatitemi për takimin e tretë dhe të shikojmë se çfarë do të bëjmë përballë Juventusit. E dimë se çfarë duhet për të marrë vendin e parë”, tha Guardiola.
Grupi G kryesohet nga Juventusi dhe City, të cilat janë me pikë të plota (6), por ekipi i Tudor mban vendin e parë falë golaverazhit (9:1) ndërsa skuadra nga Manchester gjendet në vendin e dytë me tetë gola të shënuar e asnjë të pësuar. Në vendin e tretë gjendet Wydad me dy humbje aq sa ka koleksionuar edhe Al-Ain i vendit të kartërt. Takimet e fundit të këtij grupi do të luhem më 26 qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




