City, Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruyne

Futboll Bota | 1 vit më parë

“Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruyne”. Tijjani Reijnders e ka bërë të qartë se cilat do të jenë pritjet prej tij në aventurën e tij të re te Manchester City.

Të bësh atë që ka bërë një legjendë si De Bruyne është e vështirë, por Reijnders dëshiron të tregojë veten për cilësitë e tij: “Duhet të luaj lojën time, por frymëzohem nga lojtarë të ndryshëm. Mundohem t’i përshtas cilësitë e tyre me karakteristikat e mia, ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje te De Bruyne është mënyra se si ai vëzhgon fushën dhe pasimet e tij”.

Një mendim pastaj për Pep Guardiolën: “Ai është trajneri më i mirë në botë, mezi pres të mësoj gjëra të reja këtu. Ai ka një stil të ndryshëm loje dhe kjo është pikërisht ajo që mezi pres”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme