Çmimi i Madh i Kinës/ Russell niset i pari në garën Sprint, vendi i 4-t për Hamilton

Mercedesi dominon kualifikueset e garës së shkurtër, duke konfirmuar forcën e treguar në Australi. Vazhdojnë problemet për Red Bull-in.
Më shumë se “shigjeta” janë dy “djem të argjendtë”. Në Kinë konfirmohen vlerat që u panë në garën e parë të Botërorit në Australi. Mercedesi po i tremb gjithmonë e më shumë rivalët. Në kualifikueset e garës Sprint, George Russell dhe Kimi Antonelli thuajse kanë shëtitur dhe të shtunën në mëngjes do të nisen të parët.
Më pas vjen McLaren i Lando Norris, ndërsa Ferrari i Lewis Hamilton niset nga vendi i katërt, i ndjekur nga Oscar Piastri. Vendi i 6-të për Charles Leclerc, ndërkohë që vazhdojnë problemet për Red Bull-in, vendi i 8-të për Max Verstappen, përpara makinës Haas të Oliver Bearman dhe shokut të skuadrës Isack Hadjar.
Në një pistë ndryshe nga ajo e Melburnit kishte kuriozitet të madh në lidhje me verdiktet e garës së parë. Makinat Mercedes janë dukur sërish shumë të forta, kurse Ferrari nuk pati një ditë lineare.
Për t’u verifikuar është një hetim ndaj Antonelli për një kontakt të lehtë me Norris. Nëse piloti bolonjez ndëshkohet, do ta humbiste rreshtin e parë.
Gara Sprint, nisja
1.Russell (Mercedes) 1’31″520
2.Antonelli (Mercedes) 1’31″809
3.Norris (McLaren) 1’32″141
4.Hamilton (Ferrari) 1’32″161
5.Piastri (McLaren) 1’32″224
6.Leclerc (Ferrari) 1’32″528
7.Gasly (Alpine) 1’32″888
8.Verstappen (Red Bull) 1’33″254
9.Bearman (Haas) 1’33″409
10.Hadjar (Red Bull) 1’33″723
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




