Çmimi i pjeshkave, dyfish më shtrenjtë se një vit më parë, 180 lekë për kg

Ekonomi | 1 vit më parë

Fermerët në zonën e Lushnjës shprehen të kënaqur nga prodhimi  në plantacionet me pjeshkë dhe kërkesat për shitje. 

Mihal Balla prodhimin e plantacionit të pjeshkëve e ka për tregun vendas ku këtë vit çmimi shkon ne 180 lekë për kg.

Ai thotë se produkti shitet brenda ditës në tregun e shumicës dhe është shumë i kërkuar nga tregtarët në kryeqytet.

Mihal Balla, fermeri nga fshati Barbullinjë u shpreh për RTSH-në, se “kam 10 dynym tokë të mbjell me këtë kulturë. Pemët e reja japin mbi 50 kg. Çmimi është me leverdi, ka qenë me 1 mije lekë (të vjetër) me 800 por ato të parat kanë qenë dhe 2 mije lekë. E shesim me pjesë aq sa vjelim.”

Denis Muratin e gjejmë duke vjelë pjeshkë në plantacionin e tij në fshatin Barbullinjë.

Prodhimi I tij, merret nga pikat e grumbullimit dhe shkon për eksport.

Sipas tij, rritja e çmimit ka ardhur për shkak të kushteve atmosferike, të cilat dëmtuan Ballkanin nga ngricat, por jo Shqipërinë. 

Një tjetër fermer po nga fshati Barbullinjë, Denis Murati tha për RTSH se,  “Ballkani është goditur nga ngrica ndaj jemi në këto çmime sot në vendin tonë dhe që ka leverdi për ne.  Shtetet ky eksportojmë janë, Kosovë, Maqedonia e Veriut. Vjet ishim tek 65 deri në 70 leke për kilogram ndërsa këtë vit jemi dyfishin e çmimit. Me këtë çmim jemi të kënaqur sepse justifikon dhe shpenzimet tona.”

Fermerët thonë se përpiqen që të ruajnë cilësinë e frutit për të patur një treg të sigurt, por nga ana tjetër ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti

Barbullinja është zona më e madhe e siperfaqjeve të mbjella me disa varietete të pjeshkëve në Shqiperi.

Klima e ngrohtë ka bërë që pjekja e tyre të bëhet më shpejt.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme