Coca Cola, hakmarrje ndaj Ronaldos

Gosip | 5 vite më parë

Historia në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Coca-Cola tani është e njohur: talenti portugez po përgatitej për një konferencë shtypi para ndeshjes gjatë Euro 2020 dhe dy minuta para fillimit sulmuesi i Juventusit la mënjanë dy shishet e tij Coca-Cola të vendosura përpara për të dhe ai tha: Pini ujë, duke u buzëqeshur gazetarëve.

Ky gjest, sipas disa mediave, solli një humbje prej 4 miliardë për prodhuesin e pijeve të njohura. Shumë cituan gazetën spanjolle Marca, e cila kishte “analizuar të dhënat e [Coca-Cola] nga Bursa e Nju Jorkut”.

Megjithatë, nuk është ky përfundimi i arritur nga Forbes, sipas të cilit marka e njohur ka dalë edhe më e forcuar nga kjo histori, me një fitim prej 1.8 miliardë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme