Conference League 2025-2026/ Juxhin Xhajës i besohet ndeshja Omonia-Rijeka

Conference League | 9 muaj më parë

Mesjava do të shikojë arbitrat shqiptarë si protagonist në arenën europiane pasi Juxhin Xhaja është përzgjedhur që të jetë kryesori i ndeshjes mes Omonia-s dhe Rijeka-s.

Takimi i vlefshëm për fazën play-off të kompeticionit të tretë për nga rëndësia në Europë do të luhet të enjten (19 shkurt) në Nikosia të Qipros.

Për të realizuar misionin me sukses Juxhin Xhaja do të ndihmohet nga një grup arbitrash shqiptarë. Arber Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë anësorët e duelit ndërsa i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Ekipi kuqezi i arbitrave do të ndihmohet në VAR nga italiani Gianluca Aureliano, i cili do të asistohet prej Kreshnik Barjamajt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme