Conference League, Dinamo mundet në Letoni, kualifikimi vendoset në Elbasan

Dinamo është mundur 1-0 nga Auda në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Conference League.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 68-të me Diedhiou, ndërsa në minutën e 71-të Përndreca është ndëshkuar me karton të kuq për blutë.
Një humbje minimale në transfertë për skuadrën e Dajës, që do të synojë përmbysjen e madhe dhe kualifikimin në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” pas një jave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




