Conference League në RTSH/Crystal Palace shkruan historinë

Conference League | 5 muaj më parë

Crystal Palace arrin triumfin e parë historik evropian duke fituar trofeun e Conference League. Në finalen e Leipzig, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, mposhti Rayo Vallecano me rezultatin 1-0.

Në pjesën e parë, Rayo u përpoq të ishte agresiv dhe kërcënues nëpërmjet Alemao-s, por rezultati mbeti në shifrat 0-0.

Palace e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke marrë epërsinë nëpërmjet Matetas. Pino gati dyfishoi epërsinë, duke goditur të dyja shtyllat pas një goditjeje dënimi. Spanjollët u përpoqën në minutat e mbetura, por skuadra angleze qëndroi e fortë dhe fitoi garën e saj të parë evropiane.

Pas titullit të tyre të parë në FA Cup sezonin e kaluar, i ndjekur nga Community Shield në gusht, ‘Eagles’ e përsërisin veten me trofeun e tyre të tretë brenda një viti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme