Conte, drejt Londrës

Antonio Conte dëshiron të qëndrojë në Itali, ndaj po pret një ofertë serioze nga Milani. Por ndërkohë që nga Londra vjen një ofertë marramendëse. Çelsi është gati ta mbulojë me ar trajnerin italian, madje duke i ofruar edhe një buxhet të majmë për të krye një merkato yjesh.
Italia e kërkoi, por duket se dëshira nuk ishte e mjaftueshme. Tani Antonio Conte pret me qetësi të kuptojë se cili do të jetë destinacioni më i mirë për të ardhmen e tij. Fakt është se rikthimi i trajnerit italian në Serinë A nuk është aq i dukshëm. Sipas gazetës La Repubblica, Chelsea, skuadra e tij e vjetër, është rikthyer fuqishëm te Conte, aq sa Todd Boehly, është gati ta mbulojë me ar.
Në fakt Conte kishte vendosur që, në Itali, nëse Juve nuk do të realizohej, destinacioni më i mirëpritur do të ishte Milani. Problemi është se kuqezinjtë, edhe pas shumë bisedimeve, konkretisht Ibrahimovic-Conte, palët sërish nuk kanë rëndë dakort. E tashmë perspektivat e trajnerit italian kalojnë në Premier League, aty ku Conte do të vazhdonte të fitonte shuma të çmendura dhe do të kishte në dispozicion lumenj parash për të zhvilluar një merkato yjesh në verë.
Ndërsa në Itali as që mendohet një gjë e tillë. Duke filluar nga kontrata e tij, që mbetet të paktën 8 milionë euro në sezon, pak a shumë dyfishi i asaj që italianët planifikojnë të shpenzojnë për një trajner. Megjithë dëshirën e Contes për të qëndruar në Itali, joshja e parave që vijnë nga Londra është e madhe. Dhe Chelsea e ka bërë lëvizjen e parë, topi tashmë është në këmbët e trajnerit italian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




