COVID-19 në Gjermani, në 24 orë janë infektuar 5 mijë persona

Të prekurit me Covid-19 po rriten çdo ditë. Në Gjermani vetëm në 24 orët e fundit u prekën 5 mijë persona me Covid-19, për herë të parë që nga kulmi i pandemisë në prill, deklaroi instituti ”Robert Koch” (RKI). Megjithëse Gjermania është vlerësuar për menaxhimin e krizës, numri i infeksioneve të reja është rritur në mënyrë të vazhdueshme javët e fundit mes thirrjeve për një qasje më të unifikuar dhe më të kuptueshme për të ndaluar ngjitjen.”Sot, numri i infeksioneve të reja arriti në 5 132, pra rreth 1 000 raste më shumë se një ditë më parë dhe numri më i lartë ditor që nga prilli”, theksoi RKI. “Për momentin ka një rritje të përshpejtuar të transmetimeve të popullsisë në Gjermani. Prandaj rekomandohet urgjentisht që e gjithë popullata të angazhohet në mbrojtjen e infeksionit,” shkroi RKI në faqen e saj të internetit.
Në Kroaci po ashtu janë forcuar masat për mbrojtjen nga virusi, ku Mbrojtja Civile kroate ka vendosur kufizime të reja, siç është detyrimi i mbajtjes së maskës edhe në ambiente të hapura dhe të mbyllura si zyra, bare dhe restorante. Ndërkohë, kufizimi për të gjitha tubimet publike është deri në 50 persona.
Në Zagreb, ku u regjistruan më shumë se 200 infeksione, u krijua një shërbim mbikëqyrjeje i tramvajeve, bareve dhe vendeve të tjera publike.
Më herët Italia, Spanja, Franca dhe Çekia e bënë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura. Në gjithë botën deri të martën rezultojnë të prekur 38.4 milionë të infektuar, mbi 1 milionë e 92 mijë kanë vdekur ndërsa mbi 28.8 milionë janë shëruar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




