COVID/ 70% e testeve ditore pozitive, mjekja: Nënvariantet e reja kanë ndryshuar simptomat

Infektimet nga nënvariantet e reja e të “Omicron“ po përhapen me shpejtësi. 70% e testimeve ditore për prani të infeksionit COVID në pikën e qendrës shëndetësore nr.8 Tiranë dalin pozitiv. Mjekja e kësaj qendre Violeta Kacorri tha për RTSH se infektimet janë në rritje të përditshme.
Ndonëse vala e nën varianteve të Omicron-it BA.2 dhe BA.5 shfaqet me e butë në simptoma, mjekja thotë se karakteristikë është rikthimi i temperaturës së lartë tek pacientët pas një rënie prej 2 apo tre ditësh e cila dikton më pas edhe përcaktimin e terapinë.
Në përgjithësi, sipas doktoreshë Kacorrit, individët janë të ndërgjegjësuar për t’u testuar sapo konstatojnë shenjat e një gripi, por ka shumë që vijnë vonë dhe bien pre e pasojave të gjata post-covid duke infektuar edhe shumë të tjerë.
Mjekët u kërkojnë qytetarëve që të ruajnë distancimin nëse kanë prani të shenjave qofshin këto edhe të lehta, dhe janë të pakonfirmuar me Covid.
Ata bëjnë thirrje të aplikojnë sa më shpejt vaksinën, qofshin këta të pavaksinuar fare apo edhe të vaksinuar para një viti.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




