Cristiano Ronaldon, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikueset e Kupës së Botës. Portugezi shënoi dy gola në pjesën e parë kundër Hungarisë, duke e çuar ndeshjen në 2-1 pas epërsisë së hershme të Szalai.
Me këto dy gola, CR7 arrin shifrën 41 në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës, duke tejkaluar lojtarin guatemalas Carlos Ruiz me 39 gola.
Messi plotëson podiumin
Siç u përmend, Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord individual, duke tejkaluar Carlos Ruiz. Leo Messi është në vendin e tretë me 36 gola.
Vetëm gjashtë evropianë janë në 25 më të mirët: përveç portugezit, janë Leëandoëski me 33, Dzeko me 29, Shevchenko me 26, Kane me 23 dhe Depay me 22.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




