Crystal Palace fiton, efekti Glasner: Duam të luajmë në Europë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Ndikimi i Oliver Glasner te Crystal Palace është i qartë për të gjithë. Që kur mori drejtimin e klubit në shkurt të vitit 2024, trajneri 50-vjeçar austriak ka arritur, vetëm në tre muaj, të largojë rrjetat e merimangave nga kabineti i trofeve të klubit anglez dhe të sigurojë dy trofe. Pasi mposhti Manchester Cityn e Guardiolës, të njëjtën gjë bënë dhe me kampionët e Liverpool, duke fituar Community Shield. Rezultati vendimtar ishte një fitores 3-2 në gjuajtjen e penalltive pas një barazimi 2-2 në kohën e rregullt në Ëembley.

Glasner foli për TNT Sport pas ndeshjes dhe tha: “Jam shumë i lumtur me skuadrën, veçanërisht sepse ata padyshim fituan trofeun”, filloi kampioni i ditës. “Por nuk dua të ankohem për shumë ndeshje, sepse i shoh ato si një shpërblim. Nëse nuk do ta kishim fituar Kupën FA, nuk do të flisnim për futbollin evropian tani. Por ne duam të fitojmë diçka, duam të luajmë në Evropë. Do të jemi gati për këtë”.

“Por padyshim, nëse dikush ka nevojë për pushim, si Daichi Kamada (i cili u dëmtua sot), dhe mund ta humbasim atë kundër Chelsea, atëherë ndoshta duhet të shtojmë vetëm një ose dy lojtarë”, shpjegoi Glasner në lidhje me shtesat e tjera të mundshme në tregun e transferimeve.

“Nuk është se duhet t’ia them presidentit apo dikujt tjetër, ne e dimë se ka të bëjë me gjetjen e lojtarëve të duhur. Jam mjaft i sigurt se do t’i gjejmë. Ne po kërkojmë profile shumë të qarta, njerëz me karakter të shkëlqyer, mund të shihni frymën dhe unitetin brenda grupit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme