Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites të së shtunës kanë filluar të bëhen publike përgjigjet e Lotarisë Amerikane 2023.
Të gjithë qytëtarët shqiptarë që kanë aplikuar mund të kontrollojnë nëse janë fitues në linkun: https://dvprogram.state.gov/
“Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.
Regjistrimi elektronik për Lotarinë Amerikane 2023 ka qenë I hapur në muajt Tetor, Nëntor të vitit të kaluar.
Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.
Që në vitet e para kur Shqipëria flaku tej regjimin komunist dhe nisi rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, shumë shqiptarë kanë aplikuar dhe fituar llotarinë amerikane. Vlerësohet se çdo vit të paktën 3000 shqiptarë janë fitues të kësaj llotarie. Vitet e fundit numri i aplikantëve është rritur ndeshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




