DASH: Hezbollah nuk dëshiron të çarmatoset, po merr urdhra nga Irani

Amerikë | 2 muaj më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Hezbollah nuk dëshiron të bisedojë me qeverinë libaneze, Shtetet e Bashkuara apo Izraelin sepse “thjesht po merr urdhra nga Irani”.

Zëdhënësi i DASH tha se Hezbollah mund të fillojë bisedimet me shtetin libanez kur të jetë gati të çarmatoset. Departamenti amerikan i Shtetit është tashmë në dialog me qeverinë libaneze.

“Kuadri Trilateral thotë qartë se Qeveria Libaneze është e vetmja ndërmjetësuese legjitime për diskutimet rreth së ardhmes së Libanit dhe në emër të popullit libanez”, tha zëdhënësi.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin libanez dhe dëshirojnë që Libani të jetë një vend i sigurt dhe sovran, citohet zëdhënësi nga ambasada amerikane.

“Siç ka thënë ambasadori Issa, ne nuk dëshirojmë asgjë tjetër veçse që ata (Hezbollah) të dorëzojnë armët e tyre”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme