DASH: Koreja e Veriut po ndihmon në zgjatjen e luftës së Rusisë në Ukrainë

Botë | 2 vite më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Koreja e Veriut duke marrë pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, po ndihmon në zgjatjen e luftimeve dhe për këtë arsye është gjithashtu përgjegjëse për gjakderdhjen.

“Ka kombe të tjera që gjithashtu po lehtësojnë këtë masakër, dhe veprimet e tyre bëjnë të mundur vazhdimin. Vendet e treta, si Koreja e Veriut, kanë përjetësuar luftën Rusi-Ukrainë dhe ata mbajnë përgjegjësi për të, ” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Tammy Bruce tha një konferencë për mediat.

Ajo shtoi se SHBA, “vazhdon të shqetësohet nga përfshirja e drejtpërdrejtë e Koresë së Veriut në luftë. ”

“Vendosja ushtarake e Koresë së Veriut në Rusi dhe çdo mbështetje e dhënë nga Federata Ruse në KPRK si kthim duhet të përfundojë” theksoi Bruce.

Gjithashtu, vuri në dukje se trajnimi i Rusisë për ushtarët e Koresë së Veriut shkel drejtpërdrejt Rezolutat e Këshillit të Sigurimit 1718, 1874 dhe 2270, “të cilat kolektivisht imponojnë një ndalim të gjerë për sigurimin ose marrjen e trajnimeve ushtarake ose ndihmës për ose nga KPRK. ”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme