Dasma tradicionale Gjirokastrite, një spektakël me të gjitha ritet që e bëjnë unike

Kulturë | 1 vit më parë

Dasma gjirokastrite siç thuhet edhe në studimet etnografike është një spektakël i pasur që shtrihet në kohë dhe hapësirë. Një e tillë u realizua në qytetin e UNESCO me të gjithë elementët dhe ritet që e bëjnë atë unike. Për organizatorët ky event synon mbajtjen gjallë të kësaj pjese të çmuar të  identitetit tonë kombëtar por edhe prezantimin e tij tek turistët e shumtë që e vizitojnë Gjirokastrën.

“Ka për qëllim që këto rite të rijetohen të plota dhe natyrisht ti shërbejnë rritjes të vazhdueshme të numrit të turistëve që vizitojnë Gjirokastrën”, u shpreh organizatori, Engjëll Serjani.

Ky event bëri bashkë artistë popullorë të Gjirokastrës e Libohovës që i dhanë gjallëri këtij spektakli.

“Gjirokastra ka shumë zakone të bukura dhe shumë rite, dhe menduam që ti vinim në dukje”, u shpreh Mjeshtri i Polifonisë, Roland Cenko.

Riti i hollimit të bakllavave, dita e vetullave, nata e brumit, riti i kënasë, dita e nuses, riti i berberit, veshja e dhëndrit, janë disa prej zakoneve më të njohura e të përdorura në dasmën gjirokastrite, por që nga viti në vit po zhduken.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme