Davies bën historinë e Kanadasë, pastaj Kramaric e eliminon:

Uncategorized | 4 vite më parë

Kroacia eliminoi Kanadanë nga Kupa e Botës duke fituar 4-1 në ditën e dytë të Grupit F. Në Katar, kombëtarja e Amerikës së Veriut gjeti golin e parë historik në Kupën e Botës pas 68 sekondash me anë të Alphonso Davies, por nuk mjaftoi për Kanadanë për të marrë pikët e para. Reagimi i Kroacisë çon në një kthesë që në pjesën e parë me Kramaric dhe Livaja brenda tetë minutave, me të tretin përsëri nga Kramaric në minutën e 70-të për të mbyllur llogaritë. Në rikuperim, pokeri i Majer që “çertifikon” Kanadanë si kombëtaren e dytë të eliminuar nga Katari 2022.

Kanadaja bëri Kanadanë, por Kroacia bëri Kroacinë. Me këto premisa kishte pak histori në fushën e Khalifa International Stadium, me një 4-1 që dërgoi kombëtaren e Amerikës së Veriut në shtëpi dhe në të njëjtën kohë riktheu përzgjedhjen ballkanike në këtë Kupë Bote. Avantazhi i menjëhershëm i firmosur nga Alphonso Davies tregoi cilësitë sulmuese të Kanadasë, një kombëtare plot talent për t’u shfrytëzuar për edicionin e ardhshëm të turneut që do të luajë si mikpritëse, por pas njëzet minutash të luajtur jashtë ritmit, cilësia e Kroacisë dhe kufijtë e kundërshtarit në nivelin mbrojtës janë shfaqur qartë. Protagonisti i ditës Kramaric, që shënoi golin e barazimit e më pas të tretin në pjesën e dytë.

STATISTIKA

Kanadaja ka humbur të pesë ndeshjet e saj në Kupën e Botës, vetëm El Salvador (6) ka luajtur më shumë ndeshje në kompeticion dhe ka gjetur gjithmonë humbje.

Kanadaja u bë skuadra e parë që humbi një ndeshje të Kupës së Botës në të cilën ata gjetën golin në 2 minutat e para të lojës që nga Danimarka kundër Brazilit në 1998.

Andrej Kramaric është lojtari i dytë kroat që shënon dy herë në një ndeshje të Kupës së Botës, pas Mario Mandzukic kundër Kamerunit në 2014.

Kroacia ka shënuar katër gola në një ndeshje të vetme të Kupës së Botës për herë të dytë, pas fitores 4-0 kundër Kamerunit në vitin 2014.

Ivan Perisic është lojtari kroat që ka marrë më shumë pjesë në shënimin e golave ndërmjet Kupave të Botës dhe Kampionateve Evropiane (16 – 9 gola + 7 asistime).

Alphonso Davies shënoi golin e parë historik të Kanadasë në historinë e Kupës së Botës në ndeshjen e pestë të kombëtares në këtë kompeticion.

Alphonso Davies ka shënuar golin më të shpejtë në këtë Botëror, në minutën e 2-të të lojës.

Goli i Alphonso Davies pas 68 sekondash ishte më i shpejti në fazën e grupeve të Kupës së Botës që nga ai i Clint Dempsey (29 sekonda) kundër Ganës.

Marko Livaja është lojtari i parë kroat që shënon një gol në Kupën e Botës duke luajtur për një klub në ligën kroate që nga Ivica Oliç në 2002.

Atiba Hutchinson luajti ndeshjen e tij të 100-të për Kanadanë, duke u bërë lojtari i parë që arrin këtë moment historik për kombëtaren.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme