Debat i ashpër Muça- Marka në “3D” në RTSH nëse Gjykata Kushtetuese është nën varësinë e Ramës

Politikë | 1 vit më parë

TIRANË – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit presidencial për zgjedhjet në Tiranë ka ndezur një debat të ashpër në emisionin “3D” me Alban Dudushin në RTSH, duke vënë në qendër të diskutimit pavarësinë e këtij institucioni.

Jani Marka i Lëvizjes “Bashkë” dhe gazetari Flogert Muça u përplasën mbi tezën nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë apo jo nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama.

Akuza e Lëvizjes “Bashkë”: Rama vendos datat dhe anulimet

Jani Marka ngriti akuzën se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte vepruar më shpejt dhe se vonesa ngre dyshime. Ai theksoi se Presidenti Bajram Begaj ka vepruar në shërbim të Ramës dhe shtroi pyetjen publike:

“Pyetja është se a është apo jo Kushtetuesja në varësi të Ramës pasi kryeministri bën si të dojë, shpall datën e zgjedhjeve i anulon kur të dojë,” u shpreh Marka, duke sugjeruar se procesi zgjedhor kontrollohet nga Kryeministri.

Kundërpërgjigja e Muçës: Kushtetuesja mund t’i “bëjë gol” Ramës

Gazetari Flogert Muça hodhi poshtë pretendimet se Gjykata Kushtetuese është nën varësinë politike të Ramës. Muça përmendi shembuj nga e kaluara, duke argumentuar se drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese ka dhënë intervista kundër Kryeministrit dhe ka pasur një pozicion politik të qartë, si në rastin e Olta Xhaçkës.

“Kushtetuesja nuk është varësi të Ramës. Madje mund ‘t’i bëj gol’ Ramës. ‘Goli’ është që të anulojë zgjedhjet në Tiranë,” tha Muça.

Debati nënvizoi ndjeshmërinë e madhe politike që rrethon Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj për pezullimin e procesit zgjedhor në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme