Vota e pavlefshme që vendosi fatin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Vangjeli: Llagami, viktimë e një aksidenti

Aktualitet | 1 vit më parë

Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të japë më 11 nëntor vendimin përfundimtar mbi ankesën e Naureda Llagamit, e cila konteston emërimin e Asim Vokshit si anëtar i ri i Kushtetueses, debati publik mbi vlefshmërinë e votës që vendosi fatin e këtij procesi vijon të jetë i ndezur.

Për analistin politik Lorenc Vangjeli, bëhet fjalë për një aksident dhe jo për një veprim me prapavijë politike. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se nëse do të kishte pasur një qëllim të fshehtë për ta penalizuar Llagamin, do të kishte qenë shumë e lehtë të manipulohej rezultati në mënyra të  tjera.

“Zonja Llagami i ka të gjitha kredencialet e mundshme që të ishte anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nga vendi i parë e ndante vetëm 0.2 pikë. Nëse do të kishte një prapavijë politike, do të ishte shumë kollaj të ndërrohej presja dhjetore. Është viktimë e një aksidenti që, në rastin më të mirë do të ishte nga pakujdesia”, tha Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme