Debati për heqjen e imunitetit të Zv.kryeministres – Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

Aktualitet | 8 muaj më parë

Në studion e emisionit “Trialog”, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi si paradoksal dhe deri në kufijtë e absurdit debatin mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Zv.kryeministres.

Sipas tij, vetë vendimi i Këshillit të Mandateve për të mos dalë me një vendim të qartë është tregues i kontradiktës dhe i mungesës së koherencës institucionale.

“Vetë vendimi i marrë, për të mos dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve, është i tillë. Këtu dallohet paradoksi, kërcitja dhe një kapërcim,” – u shpreh Vangjeli.

Ai theksoi se Këshilli i Mandateve ka për detyrë t’i rekomandojë Kuvendit vendimmarrjen e tij, duke garantuar transparencën e procesit, ekuilibrin mes pavarësisë së deputetit dhe zbatimit të ligjit, si dhe shmangien e përdorimit politik të ndjekjes penale.

“Vetë Këshilli e ka për detyrë të rekomandojë Kuvendit vendimmarrjen e tij, duke garantuar se procesi do të jetë transparent, të sigurojë ekuilibrin mes pavarësisë së deputetit që i kërkohet heqja e imunitetit dhe fillimi i ndjekjes penale, si dhe sundimin e ligjit, duke shmangur përdorimin politik të ndjekjes penale,” – tha Vangjeli.

Vangjeli shtoi se këto janë kushtet që duhej të garantonin një proces të rregullt, por sipas tij asnjë prej tyre nuk u respektua.

“Këto janë kushtet që të vazhdojë procesi në mënyrë të rregullt. Por asnjëra nga këto nuk u bë, dhe këtu është paradoksi,” – përfundoi Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme