Debutuesi më i ri në historinë e Premier Ligës, Arsenali “blindon” Nwanerin

Angli | 1 vit më parë

Arsenali ka blinduar një nga talentet më premtues: Ethan Nwaneri ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me “Topçinjtë”.

Mesfushori i lindur në vitin 2007 ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare, të vlefshme deri në vitin 2029. Nwaneri bëri histori në Premier League në shtator të vitit 2022, kur, vetëm 15 vjeç, u bë debutuesi më i ri ndonjëherë në ligën angleze.

Që atëherë, ai ka vazhduar të rritet, si në nivel klubi ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, ku është bërë një anëtar i rëndësishëm i ekipit të Anglisë U-21.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme