Marta Kos kundër sulmeve të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore.
Komisionerja Kos dënon komentet e kreut të Partisë Demokratike dhe thekson se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.
Në një reagim në platformën sociale “X”, Kos shkruan se sulmi është i papranueshëm.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.
Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.
— EU in Albania (@EUinAlbania) November 6, 2025
Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.
Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri.
Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm. https://t.co/ZCZa8pwLTe
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




