Deklarata e Marta Kos, Vangjeli: Shoqëria shqiptare është e korruptuar
I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, të moderuar nga Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se korrupsioni në Shqipëri është përhapur në mënyrë të thellë. Ai theksoi se bëhet fjalë për një korrupsion si horizontal ashtu edhe vertikal, që ka depërtuar në çdo qelizë të shoqërisë.
“Shoqëria shqiptare është korruptuar, në segmente domethënëse të saj, morali i saj sot ka rënë, nuk e pranon varfërinë sepse shikon standard të padrejtë. Ka një korrupsion që është dhe horizontal dhe vertikal që ka depërtuar në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, edhe tek ai që tregton djathë dhe e shet 3 herë më shtrenjtë se sa fqinji ynë i veriut që e prodhon”, u shpreh Vangjeli.
Më tej, analisti nënvizoi se ndikime historike dhe kulturore vazhdojnë të jenë të pranishme në realitetin shqiptar. Ai përmendi “bolshevizmin” dhe trashëgiminë “otomane” si faktorë që, sipas tij, ende ndikojnë në mentalitetin dhe sjelljen e përditshme.
“Bolshevizmi vazhdon të jetë i gjallë në këtë histori, dhe ca më keq akoma dhe mbeturina otomane që vazhdojnë na udhëheqin në përditshmëri tonë. Kravatat e mëndafshta nuk e fshehin otomanin mes nesh”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



