Dëmtohet Schlotterbeck, Kupa e Botës është në rrezik

Nico Schlotterbeck, mbrojtësi i kombëtares gjermane, pësoi një dëmtim që e detyroi të zëvendësohej kundër Bregut të Fildishtë.
Sipas trajnerit Nagelsmann, dëmtimi përfshin ligamentet e kyçit të këmbës dhe mund të jetë serioz. “Ai ka diçka në ligamentin medial. Do t’i nënshtrohet një rezonance magnetike nesër dhe do ta zbulojmë”, deklaroi trajneri.
Nëse konfirmohet ashpërsia e dëmtimit, Kupa e Botës për Schlotterbeck do të ketë mbaruar. Për më tepër, qendërmbrojtësi është i përfshirë në zhvillime të shumta të tregut të transferimeve, me Real Madridin që thuhet se e synon atë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




