Deputetët e PD-së takojnë sekretaren e përgjithshme të PPE: Raporti i Parlamentit Europian shprehu zhgënjim dhe mosbesimin ndaj qeverisë Rama

Politikë | 5 muaj më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj, zhvilluan sot një takim në Parlamentin Europian me sekretaren e përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten, Dolors Montserrat.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama si “armikun e integrimit europian të Shqipërisë”.

“Integrimi europian ka vetëm një armik: qeverisjen e korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës. Edi Rama zgjodhi Belinda Ballukun përpara integrimit europian. Me vetëdije të plotë, për të mbrojtur bashkëpunëtoren e tij të pandehur nga SPAK-u, Edi Rama nuk e kaloi testin e Europës dhe sot raporti i Parlamentit Europian po na vendos kusht pas kushti, duke shprehur hapur zhgënjimin dhe mosbesimin ndaj kësaj qeverie.

 Edi Rama zgjodhi aleancën me krimin e organizuar, në vend të aleancës me familjen europiane. Vetëm në dy dosje të drejtësisë, të bëra publike së fundmi, rezulton qartë se, me firmën e Edi Ramës, Shqipëria është bërë parajsë e pastrimit të parave të krimeve të kryera në vendet e Bashkimit Europian. Por shqiptarët kanë zgjedhur Europën prej kohësh, prandaj kanë vendosur ta largojnë Edi Ramën”, shkruan Bardhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme