Deputetët rusë i kërkojnë llogari Shërbimit Sekret për helmimin e Navalnyt

Tre deputetë të opozitës nga Shën Petersburgu kanë kërkuar ga drejtori i Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB), Alexander Bortnikov, që t’i verifikojë të dhënat në lidhje me përfshirjen e oficerëve të kësaj agjencie në helmimin me Novichok të politikanit Alexei Navalny. Letrën e kanë nënshkruar edhe Maxim Reznik dhe Mikhail Amosov.
Sipas deputetëve, kërkesa për nënshkrim do t’iu dërgohet edhe deputetëve tjerë në gjithë Rusinë. Deputetët rusë thonë se gjasat që të kryhet ndonjë hetim në lidhje me implikimin e oficerëve të FSB-së janë të pakta, por kur e kanë bërë kërkesën, ata janë bazuar në Kodin e Procedurës Penale, i cili i detyron organet e hetuesisë që të hulumtojnë për një krim të kryer, në rast se në media qarkullojnë informacione në lidhje me krimin e kryer.
Hulumtimi i përbashkët i Bellingcat, The Insider, CNN dhe Der Spiegel, kishte zbuluar të dhëna që implikojnë tetë pjesëtarë të FSB-së, në helmimin e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny. Ky hulumtim po konsiderohet i rëndësishëm, pasi organet ruse të hetuesisë nuk kishin zhvilluar hetime, duke thënë se raporti i mjekëve rusë thotë se Navalny nuk ishte helmuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




