Dëshmia në Hagë, diplomati amerikan Hill: S’kam dëgjuar që Thaçi kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme

Diplomat amerikan Christopher Hill, ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, vazhdoi ditën e dytë të dëshmisë së tij në Hagës në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Hill deklaroi se gjatë kohës së luftës në Kosovë (1998-1999) nuk kishte dëgjuar që Thaçi të kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme.
“Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, tha Hill.
Ish-diplomati amerikan theksoi gjithashtu se nuk është i sigurt nëse Thaçi ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi emri i tij nuk i është njohur deri më vonë gjatë vitit 1998.
“Nuk e di nëse Hashim Thaci ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit, me sugjeron që ai nuk ka qenë”, tha Hill.
Hill u shpreh se gjatë takimeve të tij me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së nuk ishte diskutuar për ndalimet apo çështje të tjera të personave të arrestuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përveç diskutimeve mbi çështje të marrëveshjes së Rambujesë.
“Në atë takim, nuk më kujtohet të jetë bërë një diskutim i tillë. Kanë kaluar rreth 27 vjet. Më kujtohet që ishte diskutuar nëse UÇK-ja do të ishte e gatshme të diskutonte për çështje që ishin ngritur në marrëveshjen e Rambujesë”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




