Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovë, Limaj: Do bisedoj me Kurtin për zhbllokimin e ngërçit

Kosovë | 1 vit më parë

Nuk gjendet sërish konsensusi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e 47-të ka dështuar edhe këtë të martë (15 korrik) pa gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga subjektet politike për konstituimin e legjislacionit të nëntë.

Vetëm 51 deputetë kanë votuar pro Komisionit për Votim të Fshehtë, dhe mungesa e një kuorumi ka sjellë ndërprerjen e seancës plenare për të vijuar me një tjetër përpjekje të 48-të më 17 korrik.

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate deklaroi se kjo parti ka ofruar zgjidhje për dalje nga ngërçi politik, ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të kenë të njëjtën dëshirë për gjetjen e një zgjidhje.

“Ne e kemi zgjatur dorën për t’ia dhënë një mundësi dhe të mos quhet ngërç apo situatë e bllokuar, pra për ta zhbllokuar. Ne ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit për të ndërtuar shumicën parlamentare. Nga Nisma është gatishmëria, dëshira, veprimi konkret për të gjetur një zgjidhje. Do të doja edhe të tjerët të ofronin zgjidhje konkrete”, tha Limaj teksa bëri me dije se do të zhvilloj bisedime me kryeministrin në detyrë për gjetjen e një rruge për daljen nga ngërçi politik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme