Dhanë dëshmi të rreme për të mbrojtur të vëllanë për vrasjen e kryer në ’97, arrestohet motra e autorit dhe bashkëshorti i saj

Një çift bashkëshortesh është arrestuar në Mirditë, pasi akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rreme në proces gjyqësor për një vrasje të kryer në vitin 1997.
Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, 14 tetor, motra e autorit të vrasjes, Valbona Prenga dhe bashkëshorti i saj, Agustin Prenga, dhanë dëshmi të rreme duke rënë në kontradiktë me dëshminë e tyre të mëparshme.
Ngjarja bëhej fjalë për një vrasje të ndodhur në 1997 në fshatin Rrasfik të Mirditës, ku autori GJ.L. ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Aktualisht autori po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në pranga përfundoi Valbona Prenga, 53 vjeçe, dhe Agustin Prenga, 57 vjeç, për veprën penale “Dëshmia e rreme”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




