Dhjetori sjell festë në pazarin e Gjirokastrës – Ngjyrat, aromat dhe gjallëria e rrugicave të qytetit të gërshetuara me  traditën e festave

Sociale | 11 muaj më parë

Ditët e para të dhjetorit kanë sjellë gjallërinë e  festave edhe në pazarin karakteristik. Qytetarë vendas, por edhe turistë të shumtë, po mbushin rrugicat, ndërsa dritat shumëngjyrëshe krijojnë atmosferën e ngrohtë. Këtu, mes aromave tradicionale dhe zhurmës së gëzueshme ku ndihet qartë se festa ka nisur.

“Kemi ardhur nga Greqia, është hera e parë pas 30 viteve dhe më duket shumë bukur”, u shpreh një vizitore.

Përveç gjallërisë së krijuar, kjo atmosferë festive po ndikon ndjeshëm edhe në ecurinë e bizneseve, sidomos në këtë periudhë kur fluksi i vizitorëve rritet.

“Edhe në biznese atmosfera ka një ndikim të veçantë nga turistët vendas”, tha Dëfrim Gjoca, administrator.

Ndërsa përgatitjet për festat vazhdojnë, pazari karakteristik mbetet një nga pikat më të vizituara, ku atmosfera, tradita dhe gjallëria e dhjetorit bashkohen për të sjellë një tjetër sezon të ngrohtë festash.

Gazetare:  L.Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme