Dhuna online gjatë fushatës elektorale-Gratë në fokus, kërkohet ndërhyrje për eliminimin e fenomenit

Aktualitet | 1 vit më parë

Gratë dhe vajzat kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u përballën me dhunë online.

Qendra Alenaca Gjinore për Zhvillim monitoroi rrjet sociale dhe mediat, ku fakton dhunimin online të grave dhe vajzave të forcave të ndryshme politike.

“Zonjat që marrin pjesë në politik, trajtohen shumë keq nga komentet përkatëse të mediave të ndryshme. Gjatë zgjedhjeve duhet të përmend një task-forcë të krijuar nga organizatat e Shoqërisë Civile ku denoncuan disa raste të dhunës ndaj grave në politikë”, u shpreh Mirela Arqimandriti, anëtare e Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Për eliminimin e këtij fenomeni kërkohet ndërhyrje nga institucionet përmes një ligji të posaçëm.

“Nuk ka asgjë konkrete për të krijuar një faqe monitoruese siç është AMA apo dhe një projekt ligj ose vendim që vërtet të dënoj rastin e grave në politikë”, tha ajo.

Sa i përket dhunës digjitale, Ministria e Brendshme ka ngritur një grup pune për ta konsideruar këtë një vepër penale, ku po diskutohet mundësia për të nxjerrë akte nënligjore apo për të hartuar një ligj që të ndëshkojnë këtë lloj dhune.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme