Dhuna te adoleshentët, sociologët: Ndikimi negativ i rrjeteve sociale dhe mungesa e komunikimit

Sociale | 1 vit më parë

Vitet e fundit është vënë re një rritje shqetësuese e rasteve të dhunës mes adoleshentëve, një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në jetën sociale dhe shkollore.

Sipas sociologëve, faktorët që ndikojnë janë të shumtë, por ndër më dominuesit janë përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale dhe mungesa e komunikimit të shëndetshëm mes fëmijëve dhe prindërve.

“Rrjetet sociale janë një kontaminim shumë i keq për gjeneratat e reja. Prindërimi i dobët, joefektiv, gjithashtu është një problem në rritjet sot, për shkak të pamundësisë së prindërve për t’iu përkushtuar fëmijëve, duke qenë se punojnë me orë tëgjata, kërkojnë disa profesione në të njëjtën kohë brenda një pozicioni pune, se konkurrenca sot është shumë më e lartë për të dominuar në treg. Vihet re që të gjitha këto sjellin një ulje të prindërimit efektiv,” shpjegon sociologia Maria Dojçe.

Për parandalimin e dhunës, sociologët theksojnë rëndësinë e edukimit emocional në shkolla, forcimin e marrëdhënieve prind-fëmijë dhe rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale.

“Një mirëkontroll i rrjeteve sociale, ndoshta edhe vetë ata që i kanë themeluar, duke vënë më shumë filtra parandalues të përdorimit të këtyre rrjeteve nga persona abuzuese, që reklamojnë sjellje jo të mira, jo të duhura dhe të pahijshme kundrejt këtyre situatave,” shprehet znj. Dojçe.

Për të zbutur këtë fenomen nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse, që bashkon shkollën, familjen dhe shoqërinë për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të rinjtë.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme