65-vjeçari u gjet dje i vdekur në Lezhë, ekspertiza: S’ka plagë nga armë zjarri, dyshohet se e goditi demi

65-vjeçari me inicialet Gj.T, i cili u gjet i vdekur në brigjet e Lumit Mat, pranë fshatit Pllanë të Lezhës ditën e djeshme, dyshohet se është goditur nga demi.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se plaga e gjetur në trupin e viktimës Gjergj Tusha nuk është shkaktuar nga armë zjarri, por nga një goditje e fortë që ka sjellë thyerje të brinjëve dhe dëmtime të brendshme.
Sipas burimeve nga hetimet, në momentin që dyshohet se ka ndodhur ngjarja, viktima ndodhej në kullotë, duke u kujdesur për bagëtitë.
Hetuesit po analizojnë mundësinë që viktima të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës janë konstatuar njolla gjaku.
Në dëshminë e saj, bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin për rrezikun që mund t’i kanosej. Aktualisht po pritet përfundimi i analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse gjurmët e gjakut në brirët e demit përputhen me ato të viktimës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




