Dialog për një bashkëpunim strategjik

Botë | 6 vite më parë

Kina dhe Franca ranë dakord të premten që përfundimi i negociatave të marrëveshjes së investimeve Kinë-BE ka sjellë përfitime të mëdha, duke shprehur gatishmërinë për të nxitur punën vijuese për marrëveshjen.
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe këshilltari diplomatik i presidentit francez Emmanuel Bonne i bënë këto deklarata gjatë bashkëkryesimit të Dialogut Strategjik të 21-të Kinë-Francë.
Wang Yi tha se Kina dhe Franca duhet të vazhdojnë të shfrytëzojnë plotësisht rolin e mekanizimit të dialogut nën drejtimin strategjik të liderëve të dy vendeve për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Yang u shpreh se të dy vendet duhet të konsolidojnë besimin e ndërsjellë strategjik, të rrisin stabilitetin dhe parashikueshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe t’i japin më shumë energji pozitive botës sonë të pasigurt. Ai u bëri thirrje të dy palëve të forcojnë bashkëpunimin mbi inovacionin në fushën e energjive të reja dhe ekonomisë digjitale.
Duke vënë në dukje se respektimi i autonomisë strategjike është në përputhje me interesin afatgjatë të vendeve të BE-së, kryediplomati Wang Yi tha se Kina dhe BE-ja duhet të vazhdojnë të mbështesin multilateralizimin dhe të promovojnë më shumë arritjen e konsensusit ndërkombëtar.
Emmanuel Bonne tha se Franca shpreson të forcojë komunikimin e koordinimin me Kinën mbi çështjet kryesore globale dhe rajonale, të tilla si bashkëpunimi lidhur me vaksinat, ndryshimi i klimës dhe biodiversiteti.
Franca mbështet bashkëpunimin e nivelit të lartë mes BE-së e Kinës dhe është e gatshme të vazhdojë të bashkëpunojë me Kinën për të çuar përpara zhvillimin e marrëdhënive të partneritetit të gjithanshëm strategjik BE-Kinë, theksoi Bonne.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme