Dialogu Mesdhetar MED, Spiropali: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, Bashkimi i Evropës

Në kuadër të pjesëmarrjes në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED në Napoli të Italisë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte folëse kryesore në Panelin për Rifuqizimin e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe Rolin e Ballkanit.
Gjatë këtij paneli me ministrat e rajonit, Ministrja Spiropali theksoi ritmin e shpejtë të negociatave të Shqipërisë me institucionet e BE-së dhe reformat e gjera e gjithëpërfshirëse që vendi ynë ka ndërmarrë drejt qëllimit tonë përfundimtar që është anëtarësimit të plotë në BE.
“Rruga drejt BE-së qëndron në zemër të progresit transformues të Shqipërisë, dhe e mbështetur nga miq të mëdhenj si Italia.” – tha ndër të tjera Spiropali.
Më tej ajo theksoi gjithashtu se “Lidhjet tona të thella historike dhe kulturore, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Italisë për rrugëtimin tonë të integrimit, përbëjnë një themel të qëndrueshëm për forcimin e Partneritetit tonë Strategjik.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




