Diell, plazh dhe histori – Vlora në sytë e vizitorëve këto ditë pranvere

Aktualitet | 2 vite më parë

Ditët e ngrohta me diell kanë mbushur qytetin bregdetar të Vlorës. Shëtitje buzë detit, rreze dielli dhe për më guximtarët not në detin e papopulluar është pamja që kjo pranverë ofron .

“Jam nga Napoli, vij këtu për të vizituar shokun tim që jeton këtu. Kjo është hera e dytë që vij. Vlora është shumë e bukur. Ky vend është mrekulli.  Ditën e kaloj duke bërë shëtitje dhe shijuar natyrën, duke njohur historinë dhe kulturën e vendit tuaj“, u shpreh një turiste italiane.

Por shumë turistë mbeten të mrekulluar nga historia e qytetit të pavarësisë dhe muzetë që shpalosin lidhjet e shqiptarëve me popujt e tjerë.

“Jemi nga Izraeli, kemi ardhur për pushime, është hera e parë. Vlora është shumë e bukur. Nuk e dinim lidhjen e Vlorës me Izraelin, as për muzeun as për rrugën” , tha turisti nga Izraeli.

Sezoni turistik këtë vit për Vlorën ka nisur më herët se zakonisht, ndërsa tur-operatorët parashikojnë rritje të fluksit me 15-20% krahasuar me vitin e kaluar.

Gazetare: Afrovita Hysaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme