Digjen 5 automjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Shpërdhet, në Kurbin, në ambientet e një gurorë.
Rreth orës 02:30 të mëngjesit, shtetasi B. A. ka njoftuar se në guroren që ai administron dhe përdor, janë djegur pesë mjete pune, për të cilat dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të mundshëm dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




