Dimri në rrugët e jugut, Autoriteti Rrugor vëmendje të veçantë në akset me risk

Aktualitet | 10 muaj më parë

Autoriteti Rrugor në rajonin jugor ka intensifikuar masat për përballimin e kushteve të motit gjatë stinës së dimrit, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë rrugore.

Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të vazhdueshme për ndërhyrje të shpejta në akset kombëtare, veçanërisht në zonat me risk të lartë për reshje dëbore dhe ngrica, ndërsa është siguruar edhe sasia e nevojshme e kripës.

“Ditët në vijim, meqenëse parashikohen temperatura të ulëta edhe reshje dëbore kryesisht në zonat malore, janë marrë masa për depozititmin e kripës në vende të caktuara, janë në gatishmëri 24 orëshe makineritë dhe stafi përkatës për përballimin e ccdo emergjence“, deklaroi Aristotel Noni, Inxhinieri i ARRSH.

Sipas të dhënave nga ARRSH, pikat më problematike në rajonin jugor mbeten Qafa e Muzinës, zona ujit të ftohte në Tepelenë, si edhe segmente të tjera malore, ku temperaturat e ulëta dhe reshjet mund të krijojnë vështirësi në qarkullim. Në këto akse janë parashikuar kontrolle të shtuara dhe ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.

“Aksi Erind-Çajup dhe Çarshovë-Dogana 3 Urat të cilat paraqesin rrezikshmëri për rënie reshjesh dëbore. Raste me formim akulli dhe ngricave në rrugë kemi dhe në akset me nivel më të ulët, siç janë zona Subash-Uji i ftohtë në Tepelenë dhe aksi ura e Leklit-Këlcyrë aksi Përmet-Çarshovë“, sqaroi Noni.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në akset malore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisin mjetet me goma dimërore.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme