Dinamo bën goditjet e radhës në merkato, firmos mesfushori Manellari dhe pritet Hoxhallari

Pas Almir Ajzerajt, Dinamo bën goditjen e radhës në merkaton e verës. Blutë kanë firmosur me mesfushorin Isi Manellari, i cili sezonin e fundit ishte titullar i Elbasanit. Pogradecari ka nënshkruar kontratën dhe ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Blutë ishin në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe duket se kanë zgjedhur një lojtar që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Drejtuesit e klubit kryeqytetas duken mjaft aktivë këto ditë për kompletimin e skuadrës para sfidave europiane kundër Astanës së Kazakistanit.
Presidenti Adrian Bardhi ka premtuar të tjera blerje dhe ajo e radhës duket se do të jetë mbrojtësi Erion Hoxhallari, që kohët e fundit ka luajtur në Poloni. Pritet zyrtarizimi i tij nga klubi blu.
Postimi i klubit kryeqytetas
“Isi Manellari është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Mesfushori 28-vjeçar vjen si një afrim i rëndësishëm për klubin dinamovit, pas eksperiencave që ka pasur sezonet e fundit si titullar në Superiore. Pas marrëveshjes me presidentin Adrian Bardhi, Manellari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u bashkuar me skuadrën. Besojmë fort se do të jetë një element me vlera në mesfushën blu. Mirë se vjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit, Isi Manellari!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




