Dinamo, Daja: Kurrë mos thuaj kurrë

Conference League | 1 vit më parë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke komentuar në funksion të ndeshjes së kthimit play-off(Conference League) përballë polakëve të Jagiellonia në “Air Albania”, ora 20:45. Në ndeshjen e parë në Poloni, Blutë u mposhtën me rezultatin 3-0.

“Përballë kemi një ekip shumë të fortë, kjo u pa edhe në ndeshjen e parë. Edicionin e kaluar janë eliminuar në çerekfinale ngë Real Betis. Ne kemi ato vështirësitë tona, me lojtarët që kanë ikur, sepse ata që kanë ardhur duan kohë të ingranohen. Disa lojtarë të tjerë kanë pasur dëmtime dhe vetëm seancën e parafundit janë bashkuar me ekipin, kështu që mbeten në pikëpyetje. Mund ti përdorim me minutazh të kufizuar”.

“Ne do të bëjmë më të mirën e mundshme, që të paktën të prezantojmë sa më mirë veten në këtë ndeshje. Pastaj duke parë, duke bërë. Në futboll nganjëherë kurrë mos thuaj kurrë, por është një mision shumë i vështirë”.

“Sa më shumë kalon në turet e kompeticioneve europiane, aq më të vështira bëhen ndeshjet. Duhet kohë për rikuperim dhe ishte më mirë që nuk luajtëm në kampionat. Falënderoj Teutën dhe FSHF-në për mirëkuptimin”.

“Ecuria? Dinamo ka 15 vjet që nuk ishte në kompeticionet europiane dhe të shkosh deri në Play-off-in e Conference League është goxha arritje e madhe. Mendoj që kemi bërë maksimumin, ndoshta po të kishim të gjithë kontigjentin mund të kishim bërë diçka më shumë”.

“Nuk ishte e vështirë për t’u thënë djemve për ta parë gotën gjysmë plot, sepse kishim problematikat tona në ndeshjen e parë. Nëse situata do të ishte ndryshe, do të bënim më shumë”.

“Ndeshjen e nesërme e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse siç thashë disa lojtarë vetëm seancën e parafundit na janë bashkuar. Do të futemi në fushë me motivimin e duhur, por pa kaluar në aventurë, sepse do të ishte e rrezikshme, po të kemi parasysh sulmin e Jagiellonias”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme