Dinamo e Vllaznia, “paqe” në gjysmëfinalen e parë të Kupës

Kupa e Shqipërisë | 7 muaj më parë

Dinamo e Vllaznia kanë dhuruar një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.

Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”,  VAR ishte  protagonist ku fillimisht anuloi një 11-metërsh të dhënë nga  gjyqtari Andi Koçi në favor të Vllaznisë.

Më pas kuqeblutë kaluan në avantazh me anë të Bismark, i shërbyer nga Dodaj për të mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0.

Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo fiton një 11-metërsh, i cili u ekzekutua nga Bregu, por portieri i shkodranëve, Jukaj u tregua i pakalueshëm.

Në fundin e takimit, Gurishta u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR pas një ndërhyrja ndaj Nezirit, ndërsa në frymën e fundit u akordua një 11-metërsh, po me ndërhyrjen e VAR, që u kthye në gol nga Bregu për një rezultat përfundimtar 1-1 të kësaj sfide.

Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Loro Boriçi” për të përcaktuar skuadrën që do të shkojë në finale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme