Dinamo forcon mesfushën me Adamu Alhassan, vjen nga Shkëndija e Tetovës

Dinamo ka zyrtarizuar sot afrimin e mesfushorit Adamu Alhassan. Bëhet fjalë për një nigerian 25-vjeçar, që më parë ka luajtur në futbollin turk dhe atë maqedonas. Skuadra e fundit është Shkëndija e Tetovës.
Trajneri Ilir Daja do të ketë kështu një “armë” më shumë në repartin e mesfushës, ku luajnë edhe Manellari, Qefalija, Qardaku dhe Ruçi. Alhassan ka firmosur për dy vjet me kryeqytetasit dhe ka nisur stërvitjen me ta.
Postimi i klubit blu
FC Dinamo mirëpret lojtarin e saj më të ri, Adamu Alhassan. Mesfushori 25-vjeçar i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencave që ka pasur në Turqi dhe së fundi me Shkëndijën e Tetovës.
Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin tonë dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Futbollisti nigerian luan në pozicionin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Jemi të bindur se Alhassan do të jetë një forcë e shtuar për skuadrën tonë në vazhdim. Presidenti Adrian Bardhi është i impenjuar maksimalisht, si gjithmonë, për kompletimin e skuadrës. Mirë se erdhe në familjen dinamovite Amadu Alhassan!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




