Dinamo, kualifikim i çmendur përballë Vllaznisë

Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë e gjen Dinamon në finale. Vllaznia dhe Dinamo nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në përballjen e parë, ndërsa në Elbasan u prodhuan 7 gola. Një ndeshje me ritëm e intensitet të lartë, por që në fund fati u buzëqeshi kryeqytetasve që fituan 4-3 dhe rikthehen në finale pas 14 vitesh mungesë.
Një pjesë e parë që foli totalisht për Dinamon. Në minutën e 17’, Itodo Mandela shënoi golin e parë që i hapi rrugën realizimeve të tjera. Në të 36-tën, dalja e gabuar e portierit Jukaj, shfrytëzohet nga Zabërgja që shënon dhe çon ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë.
Moral që u reflektua edhe në fraksionin e dytë, me Dinamon që shënoi dy herë brenda 10 minutave, fillimisht me Mandelan, dhe më pas me Zabërgjan, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me katër gola avantazh, Dinamo lëshoi shumë terren, diçka që lojtarët e Vllaznisë e shfrytëzuan në maksimum. Goli i Grudës në minutën e 71’, u mendua si rastësi, por goli i Bekim Balajt, tetë minuta dhe realizimi i Kahrimanovic frikësuan Dinamo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




