Dinamo, start i hidhur në Europë

Conference League | 4 muaj më parë

Dinamo e ka nisur me humbje aventurën në edicionin e ri të Conference League. Në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit u mposhtën 1-0 nga Astana, duke komplikuar objektivin për  kualifikim që në turin e parë. Skuadra e Ilir Dajës pati më shumë iniciativë në pjesën e parë dhe u përpoq të kontrollonte lojën, por rastet më të rrezikshme i krijuan kazakët. Portieri Teqja u bë protagonist me disa ndërhyrje vendimtare, duke mbajtur Dinamon në lojë.

Në pjesën e dytë Astana, shënoi me Karimov në minutën e 69’ me një kundërsulm të shpejtë. Humbja minimale e lë ende të hapur përballjen, por në sfidën e kthimit në Kazakistan, Dinamon e pret një mision i vështirë për të përmbysur rezultatin dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane. Takimi i dytë do të zhvillohet më 16 korrik në “Astana Arena”, duke nisur nga ora 17:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme